Një tërmet i shkallës 6.1, ka goditur brigjet e Ekuadorit, ditë pasi u godit nga tërmeti vdekjeprurës, ku mbetën të vdekur qindra persona dhe mijëra të lënduar.
Njësitë e shpëtimit janë duke kërkuar ende për trupat e njerëzve nën rrënojat e shtëpive. Gjithashtu ky tërmet ka shkaktuar rrëshqitje të mëdha të rrugës dhe ka shkatërruar shumë shtëpi, shkruan Independent.