Një skandal i ri po e trondit Maqedoninë. Në spitalin e përgjithshëm në Qytetin e Gjevgjelisë, kirurgët, anesteziologët dhe ekipi tjetër ndihmës pas operacionit të rëndë të lukthit ka vendosur që të fotografohet duke shkelur privatësinë e pacientit të operuar.Ky personel ka vendosur që në sallën e operacionit të fotografohen para pacientët të operuar i cili është në gjendje të pavetëdijshme nën anestetikë.
Kjo fotografi shokuese ka nxitur reagime të shumta në opinion për shkak se me këtë shkelet privatësia dhe të drejtat e pacientëve, transmeton Zhurnal.