25 vjet pa ujë të pijshëm, 11 mijë banorë në Nikël konsumojnë ujë pusi

0
180

Banorët e fshatit Nikël në Krujë ngrenë shqetësimin e mungesës së ujit të pijshëm prej kohës së fillimit të pluralizmit. Banorët thonë se janë të detyruar të konsumojnë për të pirë ujë të pakontrolluar nga puset.

Prej të paktën 25 vitesh, 9 fshatra të njësisë administrative Nikël në Krujës nuk furnizohen me ujë të pijshëm.

Banorët thonë se janë të detyruar që të konsumojnë për të pirë ujin e puseve të hapura nga vetë ata, i cili është i pakontrolluar dhe jo pak herë fëmijët kanë shfaqur probleme gastro-intenstinale.

Banori: Ka 25 vjet që nuk ka ujë të pijshëm këtu, dikur ka pasur Ujësjellës por nuk ka më. E mbushim nëpër puse, uji i pakontrolluar. Mund të na bëjë edhe dëm, lloj lloj ujërash pimë, se nuk ka ujë të pijshëm.

Banori: Që kur ka ndryshuar sistemi këtu është prishur Ujësjellësi që vinte nga malësia e Krujës, fshatrat Mukje. Tani nëpër pusa.

Njësia administrive të Niklës ka një popullësi prej afro 11 mijë banorësh./oranews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here