Emrat fitues të rektorëve në Universitet Publike

0
224

Në zgjedhjet e ditës së djeshme në Universitete Publike janë zgjedhur drejtuesit e rinj të tyre

 

Sejrie Baleta

 

 

Proçesi zgjedhorë në Universitetin e Tiranës vijoi normalisht dhe gjatë gjithë ditës së djeshme  nuk u raportua asnjë problematikë. Studentët votua normalisht në Fakultete e tyre, për të zgjedhur strukturat drejtuese. Sipas komisionit institucional zgjedhorë pjesëmarrja në votime ka qënë 98%. Ndërkohë që në Universitetin e Sporteve në Tiranë,gjykata administrative vendosi për  pezullimin, por kjo nuk u  zbatua  ngaMinistria e Arsimit dhe e Sporteve.   Partia Demokratike, nëpërmjet kreut të Departamentit të Arsimit, Luçiano Boçi, ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se po shkel vendimin e gjykatës. Boçi deklaron se kjo është jo vetëm shkelje e kompetencave të ndërhyrjes brutale të ministrisë në procesin zgjedhor, por është njëkohësisht një shkelje e rëndë ligjore.

 

Në Korçë

 

Profesori Ali Jashari është shpallur fituesi i zgjedhjeve për Rektor në Universitetin e Korçës me 10 vota më shumë se   rivali Lorenc Konomi. Drejtues lokal të Partisë Socialite mbështesin kandidaturën e Jasharit pasi ai njihet një si një njeri me bindje të majta politike, por edhe ish- zëvendës rektorja Eleina Qirici, deputete Partisë Demorkatike, pedagogu Gjergji Papa, të cilët janë njerëz të opozitës, janë mbështetës të kandidaturës së profesor Ali Jasharit.

 

Në Durrës

 

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durës fiton Kseanela Sotirofski duke kryesuar me mbi 70 % të votave. Dy kandidatët e tjerë kanë marrë Elmaz Leci dhe Bardhyl Ceku kanë marrë vetëm 30 %  të votave. Ndërsa në Durrës, studentët kanë hedhur  akuza për manipulim në procesin e zgjedhjeve. Studentët denoncuan  se u kryen manipulime në procesin e zgjedhjeve në universitetin “Aleksandër Moisiu”. Sipas tyre ka pasur ndërhyrje nga FRESSH dhe politika dhe studentët deklarojnë se kjo është e papranueshme.

 

Në Elbasan

 

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka fituar  Prof.Dr. Skënder Topi në postin e rektorit.  Ndërsa në postin e dekanit tek fakulteti i Shkencave Humane shpallet Albert Riska. Ai fitoi me rezultat të ngushtë mbi Vladimir Tavanxhiun dhe Rudina Mitën. Nderkohë në fakultetin e Edukimit ka fituar postin e dekanes Valentina Haxhiymeri përballë Xhevdet Zekës, Roland Cerepit dhe Bujar Kapllanit. Ndërsa fakultetin e Shkencave të Natyrës postin e dekanit e rrëmbeu i Sotir Mali.

 

Në Gjirokastër

Ndërsa në Universitetin e Gjirokastrës është shpallur fitues Bektash Mema për postin e rektorit.

Në Vlorë

Në Universitetin e Vlorës  u shpall fitues Roland Zizi për postin e rektorit.

Pjesëmarrja në Fakultete

Fakulteti i Shkencave Sociale: 94.8%

Fakulteti i Shkencave të Natyrës:98 %

Fakulteti Ekonomik:99%

Fakulteti i Drejtësisë: 97%

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja: 98%

Fakulteti i Histori-Filollogjisë: 99%

Departamenti Edukimit Fizik: 100%

Instituti i Fizikës Bërthamore: 100%

Filiali Kukës 100%

Filiali Sarandë :100%

Boxxx

Votimi paraprak

Koni shumë vota para Dibrës

Nga numërimi i votave të pedagogëve, Mynyr Koni ka marrë 460 vota kundrejt 243 të rivales së tij, Klodeta Dibra për Rektor në Universitetin e Tiranës. Ndërkohë po vijon procesi i numërimit të votave të studentëve. Komisionit Institucional të Zgjedhjeve tha se pjesëmarrja në votim e stafit akademik ka qenë në nivelin e 98%. Ndërsa pjesëmarrja e studentëve ishte në nivelin e 40-50%. Kryetarja e KIZ, Majlinda Keta tha se duhet të pritet edhe vendimi i studentëve për të dhënë rezultetin. Në garë për rektor në Universitetin e Tiranës janë Mynyr Koni dhe Klodeta Dibra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here