Jepet me qera me çmim qesharak kompleksi turistik i Valbonës, sa qeraja e një zyre

0
251

v4

v2

 

Qeverisja lokale e Tropojës ka shpallur tenderin publik për dhënien e qira të një kompleksi turistik pranë Ujëvarës së Valbonës; një nga pikat më të veçanta turistike në veri të vendit.

Sipas të dhënave të referuara nga Openprocurement.al tenderi do të zhvillohet më datën 20 Prill dhe vlera dysheme që ka vendosur njësia lokale është rreth 60 mijë lekë në muaj, ose 400 euro.

Kompleksi është gati dhe i pajisur mirë; pasi Fondi Shqiptar i Zhvillimit e ndërtoi rreth një vit më parë dhe ja la komunës Margegaj në administrim.
Kjo komunë është e njohur për Luginën e Valbonës, për pasuritë e bukuritë e veçanta natyrore, florën e faunën mjaft të pasur e të larmishme.

Me atraksionet e saj si: Shpella e Shoshanit, Kanioni i Shtrenjtit në lumin Valbonë, Ujvara e Valbonës, pishat shekullore të Alpeve që përshkojnë këtë luginë apo Bjeshkët e kësaj zonë e bejnë këtë komunë nga më të vizitueshmet nga turistët vendas e të huaj gjatë gjithë stinëve të vitit.

Komuna Margegaj ka përfituar disa investime nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit vitet e fundit me disa projekte të rëndësishme si:
Rikonstruksioni i dy segmenteve rrugore në fshatin Koçanaj dhe Shoshan,
Ujësjellësi i Komunës Margegaj;
Ndërtimin e Qëndrës së Zhvillimit të Turizmit në luginën e Valbonës duke ngritur 2 godina multifunksionale, ambjente të jashtme për gatim, ambjente çlodhëse, terrene sportive, ambjente të tjera në funksion të Qëndrës (Pusi i Ujit;Parking;etj.)

Kjo qëndër tashmë i ka ofruar mundësinë Komunës Margegaj të shtojë llojin e shërbimeve për turistët si dhe të përmirësojë cilësinë e tyre.

Pikërisht këtë qendër të re turistike; qeverisja lokale e Tropojës ka vendosur ta japë me qira me çmimin qesharak prej 400 eurosh në muaj; sa vlera e qirasë së një zyre të vockël në Tiranë. / HashtagAL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here