Një konflikt mes dy personave ka ndodhur në sheshin e një pallati në Kavajë.
Debati ka degjeneruar nga konflikti verbal në atë fizik, burri e ka qëlluar gruan në sy të fëmijës që ndodhej me ta.
Nuk ka të dhëna se cila është marrëdhënia mes tyre, por pamjet e publikuara nga ‘Jeta osh qef’, tregojnë qartë dhunën e ushtruar ndaj gruas.
Pas burri e ka goditur, gruaja i ka përplasur telefonin në shesh, ndoshta mund të jetë një debat për çështje mesazhi apo xhelozie.
Në fund gruaja largohet dhe fëmija e ndjek nga pas e tronditur pasi ka parë këtë skenë të rëndë.