Një grindje e fortë është konstatuar sot në kafen e parlamentit mes dy deputetëve të PDIU-së.
Deputeti i Fierit, Omer Mamo, i ka përmbysur tavolinën nënkryetarit të Kuvendit dhe kryetar i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Në tavolinë kishte shishe me ujë dhe ato e kanë bërë qull Idrizin, i cili i është turrur nga mbrapa Mamos.
Për të ndarë dy deputetët kanë ndërhyrë efektivët e Gardës së Republikës.