Janë në burg dhe sigurisht nuk mund të presin kushte të mira, por ata kërkojnë që mos të diskriminohen dhe të mos dhunohen nga policët grekë. Një shqiptar, i cili ndodhet në një burg të Greqisë, pasi ka kaluar dy ditë nga afati i përcaktuar në pashaportë tregon sesi trajtohet ai dhe gjithë shqiptarët e tjerë aty.
Bëhet fjalë për një burg në periferi të Selanikut, ku i riu që kërkon të mbetet anonim nga frika se mund t’i rritet akoma më shumë dënimi për shkak të mbajtjes së telefonit, tregon me detaje se çfarë bëhet aty.
Ai tregon edhe një polic grek, duke thënë se ai i keqtrajton atë dhe të tjerët aty, duke i lënë edhe pa ngrënë.
Për cilin burg bëhet fjalë dhe pse jeni aty?
Behet fjale per ” dhiavata rezesto “‘ ndodhet ne periferi te Selanikut. Une jam denuar se kam kaluar 2 dit nga pasaporta. Me kan ven 1200 euro gjob, Xpuls ne gjith europen dhe kam 15 dit branda. Një polic grek qe i keqtrajton pa mas shqiptaret i len ne kushte shum katastrofe.
Keni fakte për këtë qe thoni qe i keqtrajton?
Jam vete brenda po i shoh dhe kam rrezikuar shume qe bera këto foto. Me zor kam arrit te boj kto foto po tme kapin me telefon rrezikoj deri ne 6 muaj burg.
Cfare u thote kur i keqtrajton? Si e justifikon ai kete dhune?
Nderkohe qe disa kerkojnë ushqim, ai u thot mos ecni me në Greqi ,japin 5 euro per te ngren buke 3 vakte nderkohe qe nje sanduic me i thjeshte eshte 3 euro. Jan pa ngren shqiptaret pa u lar rrin me muaj ne kto kushte. Ai po ta kundershtosh per te drejta qe ke te gjuan. Nuk mund te kerkosh te drejtat e tua.
Disa nga ofendimet qe iu thote cilat jane?
Sharje te ndryshme. Ju jeni kafshe nuk merni vesh. Dhe i arrestojne per probleme kot. Pse kalin 2 dit nga pasaporta. Te vejn gjob 1200 euro dhe te mbajne 1 muaj ne burg deri ne 5 muaj dhe vejn puls. Ka shiptar qe kan femij ne greqi me letra kan gra ,dhe i deportojn ne shqiperi.
Jeni shume shpitare aty?
15 veta ne nje dhom qe eshte kapaciteti per 7 veta. Na ndihmoni se s’po gjejm zgjidhje, nga shteti jone sdo me e dit kush, kerkojme te lidhemi me ambasaden shiptare ne greqi nuk na lejojne. Dhe disa nga kto djem qe kan fol me ambasaden skemi ca bejme thone nga ambasada./Jeta Osh Qef