Një baba nuk ka pritur që gjykata të bënte drejtësi për vajzën e tij 7-muajshe, e cila u përdhunua nga një djalë 17-vjeçar. Parminder Singh, 25 vjeç, me profesion rojë në Bathinda, Indi, e ka gjetur dhe është hakmarrë ndaj djaloshit që i përdhunoi të bijën në vitin 2014.
Në atë kohë, djali është kapur nga flagrancë nga nëna e vogëlushes. Policia e arrestoi dhe e dërgoi në një qendër riedukimi në pritje të vendimit të gjykatës. Por duke mos pasur besim te drejtësia, babai i vajzës e ka thirrur dy ditë më parë me pretekstin se do t’i ofronte një marrëveshje duke mos përfshirë gjykatën.
Pasi e ka rrahur brutalisht, ai i ka prerë të dyja duart. Banorët e zonës ku ndodhi ngjarja e kanë çuar djaloshin në spital, ndërsa agresori është në kërkim për tentativë vrasjeje.
Në Indi, vitet e fundit numri i përdhunimeve është rritur vrullshëm. Ky nuk është rasti i parë i vetëgjyqësisë së familjarëve të viktimave të përdhunimit. Në nëntor të 2014-s, një baba torturoi dhe vrau përdhunuesin e të bijës.