Zyrtarë japonezë kryen kontrolle në zyrat e kompanisë “Mitsubishi Motors” pas zbulimit se prodhuesi japonez i makinave falsifikoi të dhënat e konsumit të karburantit.
Autoritetet kontrolluan fabrikën e Mitsubishit në qytetin Okazaki. Mitsubishi pranoi në herë se nëpunësit e tij kishin ndryshuar të dhënat e më shumë se 600 mijë makinave për të paraqitur më pozitiv konsumin e karburantit nga to.
Qeveria japoneze tha se kjo çështje po trajtohet me seriozitein maksimal, ndërsa urdhëroi Mitsubishin që të hartojë një raport të plotë. 27 prilli është data finale për dorëzimin e raportit nga kompania për testimet e pasakta.
Zyrtarët e Mitsubishit që u kontrolluan nga autoritet në Okazaki janë pjesë e fabrikës së dytë më të madhe të kompanisë në Japoni dhe gjithashtu shërbejnë si një qendër kërkimesh.
Analistët vlerësojnë se kostoja e falsifikimit të të dhënave për Mitsubishin mund të shkojë në mbi 450 milionë dollarë në pagesa për konsumatorët, kosto riparimesh dhe gjithashtu dëmshpërblim për kompaninë Nissan. Kjo e fundit lejon Mitsubishin që të prodhojë disa modele makinash për të.
Por ekspertët mendojnë se tani që qeveria japoneze ndërhyri, telashet për Mitsubishin do të jenë shumë më të mëdha. Qeveria kërkon të zbulojë shtrirjen e vërtetë të falsifikimit dhe e konsideron çështjen si një shkelje të besimit të konsumatorëve, prandaj priten ndëshkime ekzemplare.