Theth/ Plagoset 49-vjeçari me armë nga një 19-vjeçar, shkak xhelozia për bashkëshorten

0
163

Një sherr për xhelozi duket se ka qenë shkaku i plagosjes së djeshme në Theth. I plagosuri, la Tiranën për të menaxhuar në Theth bizneset familjare të së shoqes me të cilën nisi jetesën 3 vite më parë, por xhelozia për të për pak sa nuk i mori jetën.

Nazmi Topuzi, 49 vjeç, ka marrë dy plumba në trup dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia ka arrestuar si autor të ngjarjes 19-vjeçarin Florian Kodra, banues në fshatin Theth të Dukagjinit.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 06:45, kur Nazmi Topuzi ka dalë në oborrin e shtëpisë së vjehrrës së tij, ku ai jetonte bashkë me të shoqen. Sipas Policisë, shkak i këtij krimi është bërë xhelozia, pasi i plagosuri dyshonte se 19-vjeçari i ngacmonte atij gruan 48- vjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here