Pas vrasjes, e cila erdhi si pasojë e përjashtimit të shqiptarit nga biznesi i familjes, Klodi Lesi u arratis për 18 ditë me djalin e vogël (çifti kishte dy djem). “Na shkatërroi jetën. Ai shkatërroi familjen tonë”, thotë në një pjesë të reportazhit djali i vogël, Fivo duke grisur fotografinë e tij ku është me babain Klodi Lesi. Kurse gjyshi i tyre, tregon se fëmijët janë mirë nga ana shëndetësore, por shpeshherë përmendin nënën e tyre pasi i ndiejnë mungesën.