Ndyshe nga herët e tjera, fushata për zgjedhjet në universitete u shoqërua me tensione, kërcënime dhe debate të ashpra mes akademikëve dhe partive politike. Pati një fushatë të ndezur që ka disa shkaqe pse ishte e tillë. Kryesisht ajo lidhet me detyrat e reja të drejtuesve të universiteve bazuar në ligjin e ri të arsimit te larte. Ata do të kene më shumë autonomi për të thithur dhe menaxhuar fondet e akorduara nga qeveria dhe ato të mbledhura në rrugë dytësore nga pagesat e studentëve. Për projekte të ndryshme studimore do të ketë donacione. Pra paraja shkon për tu menaxhuar nga Ministria e arsimit, tek Universitetet dhe kjo shpjegon shumë gjëra, por fillimisht garën e fortë në 14 universitete në gjithë vendin. Zgjedhjet në universitete u dominuan nga debatet, kërcënimet, dhe arriten te shpëtojne nga politizimi pavarësisht modelit të depolitizuar që duhet të ofrojë bota akademike. Ndryshe nga vitet e tjera, disa ditë përpara votimeve, ish- kryeministri Berisha denocnoi kërcënimin e kandidati për rektor Mynyr Koni, sipas tij, nga njerëz të lidhur me botën e krimit që kanë mbështetjen e qeverisë dhe kryeministri Rama. Gara mori një drejtim të papritur, që këtë herë tërhoqi jo vetëm opinionet e akademikëve por dhe qëndrimet politike të qeverisë dhe opozitës. Duket se fuqizimi i univeristeteve, reputacioni dhe autonomia e rektorëve që burojnë nga ligji i arsimit të lartë, janë thelbi i një gare të ashpër dhe te forte mes kandidatëve. Për herë të parë këtë vit implemenetohet ligji i ri i arsimit të lartë, që ndryshon rrënjësisht mënyrën se si financohen universitetet. Buxheti i ministrisë së Arsimit për 2016 është 51 miliarde e 800 mln lekë. Rritja krahasuar me një vit më parë kapi vlerën e 1.7 miliard lekësh. Nga buxheti total arsimi i lartë zë rreth 3%. Por, universitet nuk do të bazohen më në fiancat e qeverisë dhe se buxheti i universiteteve ndryshe nga me pare qe menaxhohej nga Ministria, tani do menaxhohet ne vete insitucuionet e arsimit te larte. Ligji i arsimit të lartë, ngarkon drejtuesit që nëpërmjet projekteve, studimeve, kërkimeve shkencore të thithin investime dhe të sigurojnë të ardhurat nga veprimtari ekonomike fitimprurëse. Fianncimet do të bazohen mbi donacionet e ndryshme – mënyrë që deri më sot nuk njihet në sektorin publik. Keto kritere të reja të lidhura me autonomine univeristare ku të zgjedhurit do të jenë të pavarur nga qeveria dhe ministria në orientimin e investimeve dhe thithjen e tyre, e ka bërë postin e tyre të fortë dhe me ndikim, larg detyrës honorifik që mbanin me ligjin e vjetër. Kjo shpjegon shumë gjëra por kryesisht ndeshjen e ashpër në garën për zgjedhjet e tanishme për herë të parë me ligjin e ri për arsimin e lartë.