Efektivat e policisë së Durrësit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit kanë kryer një operacion të përgjithshëm me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve.
Gjatë kontrolleve u evidentua që dy lokale kishin përshtatur ambientet për përdorim të lëndëve narkotike, ku në njërin prej tyre u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.
Gjithashtu gjatë kontrrollve u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë, 34 shtetas, 12 prej tyre balerina.
Sipas policisë, njëra nga shtetaset e shoqëruara, frekuentuese në një lokal nate, ishte e mitur.
Gjatë verifikimeve, rezultoi se një nga balerinat e shoqëruara, shtetësia A.T. 24 vjeçe, banuese në Krujë, më datë 11.01.2016, ishte shpallur në kërkim, pasi ishte larguar nga banesa.
Në lidhje me këtë është shoqëruar edhe pronari i lokalit, ku nga ana e Specialistëve po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.
Po gjatë këtij operacioni, inspektorët e Institucionit Shtetërore Shëndetësor kanë vendosur gjoba dhe për kosumim të duhanit në ambientet publike.