Roberto Mancini ka marrë mbi vete përgjegjësinë për dështimin e Interit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Zikaltërit janë shtatë pikë larg Romës e cila mban vendin e tretë dhe përkundër faktit se matematikisht ka gjasa, vështirë të besohet se zikaltrit do të arrijnë të sigurojnë Ligën e Kampionëve. “Eshtë gabimi im dhe unë jam përgjegjës për këtë. Kjo është puna ime dhe unë e kuptoj futbollin”. “Ekipi ka zemër dhe mënyra e humbjes te Genoa, është e njëtja sikurse në shumë ndeshje të tjera pa të drejt. Unë kam kontratë me Interin, pa atë kontratë do të isha në shtëpi qysh tani”, u shpreh Mancini. Ai tha se formacioni në Genoa u diktua nga mungesa e Kondogbias dhe ai shtoi se ajo ndeshje ishte e fituar nëse do të konkretizoheshin rastet e pastra.