3 mijë dollarë për të “hequr qafe” të dashurin

0
234

Kjo është Laura Buckingham, një 29 – vjeçare, dikur pjesë e Marinës amerikane, e cila ka qenë dy herë në misione në Irak.

Ajo akuzohet nga ish – i dashuri i saj Brad Sutherland, me të cilin ka edhe një djalë, se ka punësuar për 3 mijë dollarë një vrasës me pagesë për ta vrarë atë.

Duke folur për “Daily Beast”, Sutherland rrëfeu se, pasi kishte marrë vesh për planin e ish – të dashurës, në bashkëpunim me policinë në New Albany, Louisville të SHBA, ai u hoq si i vdekur, për t’i çjerrur maskën 29 – vjeçares.

Vrasësi me pagesë, që në të vërtetë ishte një agjent i Zyrës së Hetimit të Tennessee, ishte punësuar nga i dashuri i ri Buckingham për të vrarë Sutherland. Ai mësohet se si dëshmi i tregoi asaj një foto të “viktimës”.

Pak kohë më pas, ish – marinsja u arrestua dhe mbi të rëndon akuza e tentativës kriminale për vrasje të shkallës së parë.

Kur Sutherland mori vesh shumën që 29 – vjeçarja kishte paguar për vrasjen e tij, sipas “Daily Beast” ai u shokua, duke u shprehur: “Kaq pak vlen jeta ime, vetëm 3 mijë dollarë?”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here