Policia e Durrësit ka bërë të ditur se ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim, Sabri Vokshi, 29-vjeç, banues në Shkozet.
Më 19 prill, Gjykata e Apelit Vlorë i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” Vkshit, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Policia njoftoi se i ndaluari iu dorëzua efektivave të Policisë Fier.