Një pijeshitës i uritur i cili u ndal për të ngrënë një doner kebap është gjobitur pasi kishte gromësirë me zë të lartë.
Policia që dëgjuan atë duke gromësirë pranë zonës Praterstern të kryeqytetit austriak Vjenë i thanë se kishte bërë një shkelje të qetësisë dhe e gjobitën atë me një gjobë prej 70 eurove.
Incidenti u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale në Austri, kur Edin Mehiç kishte postuar një kopje të raportit të policisë të incidentit në faqen e tij në Facebook.
Aty ai kishte shkruar: “E di se në këto kohë policia janë shumë të pranishëm në rrugë për të luftuar krimin, por trajtimi i një gromësire është pak si tepër”.
“Ishte e diel dhe unë po ecja nëpër park dhe në një moment ndjeja uri. E porosita një doner qebap, djegës dhe me shumë qepë”.
Ai tha se kishte qenë i tronditur kur ai ndjeu dorën e një polici mbi shpatullat e tij, dhe më shumë i habitur kur ai përfundoi me gjobën.