Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 13:50 në zonën e ‘Brrylit’ në Tiranë përballë maternitetit të ri.
Policia thotë se u njoftua përmes nje telefonate për ngjarjen, ndërkohë që drejt vendit të ngjarjes u nisën patrullat e policisë.
Rezultoi se kishte mbetur i plagosur një 19-vjeçar me iniciale V.V, i cili është qëlluar në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut. Policia po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave.
Ndërkohë forca të shumta policore po ushtrojnë kontrolle në territor për kapjen dhe ndalimin e autorit.