Shërbimet online të Apple Inc, për filma dhe libra,nuk janë në dispozicion në Kinë, pasi Pekini vendosi rregulla strikte në mars, për publikimet në internet, veçanërisht për firmat e huaja.
Përpjekjet e Reuters të premten, për të hyrë në platformat e Apple-s: iBooks Store dhe iTunes Movies, kanë hasur me një mesazh në kinezisht duke thënë se ato ishin “të papërdorshme”, përcjell Indeksonline.
Rregullatori i medias në Kinë, Administrata Shtetërore e Shtypit, Botimeve, Radios, Filmit dhe Televizionit, kërkoi nga Apple për të ndaluar shërbimin, raportoi New York Times , duke cituar dy persona të paidentifikuar. Rregullatori nuk iu përgjigj në një kërkesë me faks nga Reuters për rastin.