Zbardhet ngjarja tek Brryli, ja shkaku i qëllimit me armë

0
160

19-vjeçari me iniciale V.V që mbeti i plagosur me armë në këmbë përballë maternitetit të ri në Tiranë, u qëllua aksidentalisht.

Në fakt ka qenë një ngjarje banale, pasi autori ende në kërkim nga policia, qëlloi disa herë në drejtim të një qeni rrugësh, raporton televizioni Klan.

Por, plumbat kanë kapur në këmbë edhe 19-vjeçarin, i cili u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitarët thonë se qeni mbeti i ngordhur, ndërsa pas kësaj autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ai vijon që të jetë në kërkim nga uniformat blu. Në zonën ku ndodhi ngjarja, policia gjeti disa gëzhoja pistolete.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here