Donin të grabisnin bankën, arrestohen nga një gabim drejtshkrimor

0
148

Rreth 20 persona të ashtuquajtur “Haker” besohet se janë përfshirë në plaçkitjen e bankave më të mëdha në histori, ku shënjestër kishin bankën qendrore në Bangladesh, por u kapën nga një gabim në drejtshkrim.

Hetuesit e këtyre rasteve kanë thënë se mungesa e sigurisë nëpër banka është bërë një objektiv shumë i madh, por njëkohësisht të vështirë për të gjetur hakerët nga ku janë duke tentuar të plaçkitin.

Në vend që të shkruajnë fjalën “foundation”, ata shkruajtën “fandation”, gabim i tyre që rezultoi që ata të zbulohen.

Në qoftë se ata do ta shkruanin mirë këtë fjalë, nuk do të kapeshin dhe do të arrinin të merrnin edhe 1 miliard dollarë tjerë.

Shumica e të hollave që ata kanë vjedhur në një periudhë të gjatë kohore janë gjetur dhe janë kthyer, megjithatë shumica e fondeve ende nuk janë identifikuar.
Mohammad Shah Alam, kreu i Institutit të Mjekësisë Ligjore në departamentin e hetimit penal në Bangladesh, tha se do të ishte e vështirë për tu kapur ata nëse nuk do të bëhej ky gabim drejtshkrimor, sepse sipas tij ata të rinj janë profesionistë.

Njësitë speciale janë ende duke hetuar rastin, dhe janë duke provuar t’i kapin 20 personat, prej të cilëve disave iu janë gjetur emrat dhe adresat, por pritet që shumë shpejt t’i arrestojnë të gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here