Kamerat e sigurisë kanë qenë të fikura kur Prenga plagosi personat

0
171

Dikush në komisariat kishte hequr spinën e pajisjeve regjistruese. Kështu u justifikua personi përgjegjës për kamerat e sigurisë në Komisariatin e Laçit, Rasim Breçaj. Në dëshminë që dha në sallën e gjyqit, ai deklaroi se ditën e konfliktit, kamerat e sigurisë kanë qenë të fikura.

“Unë jam vënë në dijeni  5 ditë pas ngjarjes dhe pas verifikimit vura re që sistemi nuk ishte prishur, por i ishte hequr spina” tha Breçaj.

Komisariati ka një sistem kamerash bardhezi të vitit 2000, të cilat regjistrojnë ne kaseta. Në seancën ndaj Armando Prengës sot ka dëshmuar edhe efektivi i sallës operative Bujar  Hadëraj. Ai tregoi se Gjok Cali e kishte njoftuar në orën 23:40 duke i thënë se ishte goditur me qytë arme nga deputeti Armando Prenga.

“Cali u soll në komisariat, më pas u dëgjuan të shtëna. Të shtënat ishin  jashtë komisariatit të kurbinit. Cali ishte në zyrën time, kur u dëgjuan të shtënat”,  tha efektivi.

Seanca e radhës për çështjen “Prenga” do të zhvillohet në 16 maj ku do të dëshmojnë efektivët e tjerë. Deri tani shefat e komisariatit dhe efektivët e policisë ose nuk kanë parë gjë nga plagosja, ose kanë dëshmuar në favor të deputetit Armando Prenga. Ai është i lirë, ndërkohë që personat që mbetën të plagosur mbahen të izoluar në qeli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here