Këndi tek Liqeni, Agjencia e Prokurimeve Publike fshin të dhënat e tenderit

0
188

Agjensia e Prokurimeve Publike ka fshirë nga sistemi online të gjithë praktikën e tenderit për ndërtimin e këndit të lojërave në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Nuk dihet se për cilat arsye është kryer ky veprim dhe kush e ka urdhëruar atë.

Ndërkohë  ndërhyrja në sistemet publike të të dhënave përbën vepër penale. Nëse kërkon në faqen zyrtare të APP-së rreth tenderit për këndin e lojrave që po ndërtohet nga Bashkia Tiranë, nuk gjen asnjë të dhënë. Aty është vetëm tenderi për mbikëqyrjen e punimeve.

Ndërimi te Parku i Liqenit është kontestuar që prej momenteve të para të bërjes publike të projektit. Fillimisht ishin aktivistë të shoqërisë civile që nisën protestat dhe më pas opozita që denoncoi ndërhyrjen në atë zonë. Sidoqoftë punimet kanë vijuar nën mbrojtjen policore. Kryebashkiaku Erion Veliaj është zotuar se këndi i lojërave do të inagurohet më 1 qershor.

Edhe pse ai ka premtuar disa herë se nuk do të kishte betonizim dhe prerje pemësh, ka ndodhur krejt e kundërta. Struktura betoni të konsiderueshme janë ngritur brenda parkut, si dhe ka patur prerje pemësh. Pavarësisht faktit që tenderi për këtë projekt është hedhur nga faqja e Agjensisë së Prokurimeve Publikë, të dhënat e tij mund t’i shihni të plotë më poshtë, përmes Open Procurement Albania.lapsi

01_7

02_8

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here