Rama akuzon të rinjtë si fajtorë të rritjes së papunësisë: “Duan vetëm punë shteti”

0
136

Edi Rama dha një shpjegim tjetër  për situatën e papunësisë në Shqipëri. Ai tha se ekziston një mendësi e konsoliduar, sipas të cilës “puna quhet punë, kur është në shtet”. Kryeministri tha se shumë të rinj, megjithëse janë të papunë, nuk duan të punojnë në kompani private, por presin nga shteti.

Deklarata  u bë në prezantimin e projektit të intershipit në administratën publike.

“Ju keni dëgjuar shpesh të them se në në këtë fazë ne përballemi me një mendësi të krijuar dhe të konsoliduar për vite të tëra, sipas së cilës shumë të rinj kërkojnë punë. Janë të papunë, por punën e quajnë punë, kur ajo është në shtet, ndërkohë që gjithmonë ka një shumicë dërrmuese të rinjsh që e refuzojnë idenë e të punuarit në privat, apriori. Kjo për shumë arsye, por njëra nga arsyet është se administrate është shpërdoruar dhe është abuzuar kaq shumë nga partitë dhe politika për kaq vite dhe është transformuar në shumë vite të sistemit demokratik, duke u vënë në funksion në formë shpërblimesh për ata që konsiderohen më të zellshmit në parti.” tha kreu i qeverisë.

Kjo është teoria më e fundit e Edi Ramës për papunësinë. Pak kohë më parë tha se shqiptarët ishin dembelë dhe nuk e donin punën, ndaj rrinin me orë të tëra në kafe. Më pas nisi një fushatë mediatike, të paguar nga taksat e shqiptarëe, sipas të cilës punë ka, por nuk ka profesionistë.

Në zgjedhjet e kaluara, Edi Rama premtoi 300 mijë vende të reja pune.

Shifrat më të fundit të INSTAT thonë se papunësia në Shqipëri është rritur nga viti në vit. Sipas shifrave zyrtare të Institutit të Statistikave, në periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar papunësia për moshën 15 – 64 vjeç  ishte 17.7 %.

Papunësia te të rinjtë konsiderohet shqetësuese, në nivelin e 32.3%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here