https://www.facebook.com/thurje/videos/442037426005431/
Reshjet e shiut përmbytën disa rrugë në Selitë të Vogël, në Tiranë. Rruga “Mentor Xhemali” u bë e pakalueshme. Këtë mëngjes ajo ngjante me një lumë të rrëmbyeshëm (shih videon). U përmbytën edhe disa shtëpi. Dhjetëra telefonata mbërritën në Bashkinë e Tiranës, por askush nuk u erdhi në ndihmë banorëve. Nisma Thurje që publikoi pamjet filmike të përmbytjeve raporton se banorët ankohen që punonjësit e bashkisë i shohin vetëm kur vijnë për t’u mbledhur taksat, që i kanë rritur disafish. Këtë mëngjes dhjetëra banorë mbetën të bllokuar në shtëpitë e tyre dhe askush nuk u kujtua për ata.