Rusi/ I përgjigjet telefonatës por goditet nga rrufeja, 11- vjeçarja vdes prej djegieve

0
184
Donte vetëm që t’i përgjigjej telefonatës së babait të saj nga smartphoni që kishte, por vogëlushja ruse me emrin Arina, 11 vjeçe, vdiq e djegur.

E mitura u godit nga rrufeja gjatë një stuhie të furishme, dhe tërheqja e saj u bë nga telefoni që mbante në dorë për t’iu përgjigjur të atit.

Siç raporton Daily Mail, Arina pësoi djegie në 80% të trupit, duke mos mbijetuar dot pavarësisht ndihmës së marrë.

Vogëlushja ndodhej në fshat në shtëpinë e gjyshërve në rajonin e Astrakhan Oblast, të cilët e gjetën të djegur, gjatë kërkimeve për të, pasi u ishte zhdukur nga sytë.

Analizat e kryera siç shkruan noa.al, konfirmuan se smartphone kishte shërbyer si thithës i rrufesë, e cila është shkarkuar aty, duke shkrirë edhe dorën e vajzës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here