BE cakton rregullat: Nëse nuk votohet deri në verë Reforma në Drejtësi, Shqipëria do humbasë shumë vite

0
140

Përfaqësuesi i Delegacionit Evropian, Jan Rudolp, ka deklaruar se nëse reforma në drejtësi nuk votohet deri në verë, Shqipëria do humbasë disa vite për integrimin.   Pas një takimi në bashkinë e Shkodrës, Rudolph kërkoi që kjo reformë të votohet deri në verë.   “Nëse deri në verë nuk votohet reforma në drejtësi Shqipëria do të humbasë jo vetëm një vit por ndoshta disa vite. Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme edhe për klimën e re të biznesit, më shumë vende pune dhe respektimin e të drejtave të njeriut. BE nuk çel negociatat për integrimin e Shqipërisë pa votuar reformën në drejtësi”, theksoi Rudolph.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here