Në vitin 2002, një biznesmen i pasur pagoi 180,000 juan që i bie pothuajse 28 mijë dollarë për të marrë vetëm 20 gr nga çaji legjendar kinez Da Hong Pao.
Edhe për një kulturë ku vlerësohet çaji i pijshëm si një formë arti për rreth 1500 vjet (dhe ka një sistem të klasifikimit të çajrave që e bëjnë verën franceze të duket e thjeshtë), çmimi ishte i habitshëm.
Një gram nga çaji origjinal Da Hong Pao nuk kushton sa një gram ar, por kushton 30 herë më shumë se sa pesha e arit: pothuajse 1,400 dollarë për një gram, apo mbi 10 mijë dollarë për një sasi më të madhe. Ky është një ndër çajrat më të shtrenjtë në botë.
“Duket i përshtatshëm për një lypës, por çmimi i tij është për një perandor dhe ka zemrën e Budës”, thotë Xiao Hui, një krijues çajrash në Wuyishan, një qytet i mjegullt pranë lumit në Fujian, në Kinën Jugore. Çaji origjinal Da Hong Pao është i shtrenjtë për shkak sepse kanë mbetur shumë pak fidanë nga ai. Versioni antik i këtij çaji është shumë i kërkuar dhe shumë i vlefshëm, por i vështirë për t’u gjetur.