Kinezët gati të blejnë Interin

0
164

Suning Group’ kanë lëshuar një komunikatë për media për të konfirmuar interesimin për një bashkëpunim strategjik me Interin. Derisa po zhvillohen negociatat intensive me zikaltërit kompania kineze pritet të blejë 20 për qind të aksioneve të klubit dhe do t’u ndihmojë që t’i paguajnë borxhet. Tashmë spekulimet janë konfirmuar dhe njoftimi për shtyp tregon se dy palët janë duke i shqyrtuar opsionet e bashkëpunimit.Në komunikatë thuhet se qëndrimi në Milano i përfaqësuesve të këtij grupi ka qenë shumë frytdhënës dhe pasi të arrihet marrëveshja do të jepet edhe njoftimi për zyrtarizimin e kontratës. Siç transmeton FcInterNeës.it, ky bashkëpunim pritet t’i shërbejë Interit, por edhe palës investuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here