Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka marrë pjesë sot në prezantimin e projektit për rrugën Çorovodë-Përmet. Meta ka kërkuar që kostoja e kësaj rruge të jetë e ulët por jo në dëm të cilësisë. Ai tha se kjo rrugë do të bashkojë Beratin me Gjirokastrën dhe luginat e lumenjve Vjosë e Osum. “Me rëndësi që rruga të mos ketë kosto të lartë. Kostoja e ulët e rrugës, por jo në dëm të cilësisë. Rruga bashkon luginën e Osumit me atë të Vjosës. Rruga do bashkojë Beratin me Gjirokastrën. Projekti për rrugën, në ndihmë të zhvillimit të bujqësisë”, u shpreh ai.