Shpikja e shtëpiakes nga e cila u bë milionere

0
215

shpikja2 shpikja3

 

Një nënë britanike e katër fëmijëve, tashmë drejton një kompani multi-milionëshe, e cila u ndërtua falë një shpikje e frymëzuar nga fëmijët e saj.

Jennifer Holland, ishte 38-javëshe shtatzënise me fëmijën e saj të dytë, kur djali i saj i parë, 15-muajsh, u sëmur dhe duhet të shkonte tek doktori.

Mjeku duhet të shikonte nëse fyti i tij ishte apo jo i skuqur, por ishte e vështirë që fëmija të hapte gojë dhe ta linte mjekun të kontrrollonte me shkopin e zakonshëm pre druri që përdoret zakonisht.

Kjo e nxiti Jennifer, që të gjente një zgjidhje më të mirë.

Këtu nis dhe ideja gjeniale e “Throat Scope”, ose një Stetoskop fyti, një pajisje e cila të lejon, që ndërkohë që mbahet gjuha e të voglit, një dritë lëshohet dhe jep mundësinë mjekut që të kontrollojë, nëse fyti është i irrituar.

Jennifer ka thënë për “Daily Mail Australia” që ideja për realizimin e kësaj shpikje i erdhi fillimisht nga fëmijët. Kuptova që ishte një produkt shumë I mirë dhe që mund të konkuronte shumë mirë në treg me një çmim të arsyeshëm.”

Intuita e nënës ishte e drejtë sepse tashmë kompania e saj vlen 15 milion dollarë.

Ajo arriti të krijojë shpikjen e saj duke bërë kërkime në internet dhe nuk kishte asnjë njohuri mjekësore.

Sipas 33 vjeçares, ishte djali i saj 6 vjeçar, i cili i dha kurojon për të vijuar më tej këtë projekt.

‘Ti kujdesh për ne gjatë gjithë kohës, mund ta bësh shumë mirë dhe këtë”, ka qenë fjalia që e nxiti atë.

Produkti doli në treg vitin e kaluar dhe  aktualisht është i disponueshëm 140 vende.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here