Subjektet tatimpaguese nuk do jenë më të detyruara të paraqesin vërtetimin se kanë paguar taksat e makinave, për të marrë nga tatimet deklaratën që nuk kanë asnjë detyrim pa paguar. Në nëntor të vitit të shkuar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi të gjithë tatimpaguesit se nëse nuk paraqesin më parë vërtetim nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit rrugor se kanë shlyer taksën vjetore të mjeteve të përdorura që kanë në pronësi, atëherë nuk do të mund të marrin vërtetim që ata nuk kanë detyrime të papaguara. Udhëzimi i nëntorit është shfuqizuar me një tjetër udhëzimin të Ministrisë së Financave, i miratuar më 20 prill dhe i publikuar në Fletoren Zyrtare.