Trafik droge Shqipëri-Zvicër/Kapet kamioni me 63 kilogramë kanabis (VIDEO)

0
191

Gjatë një aksioni policor është zbuluar një rrugë e re  trafikimi e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në vendet e ndryshme të Europës.

Të enjten e javës së kaluar në pikën e kalimit kufitar të Batrovicit, në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë është kapur një kamion që po transportonte kanabis të marrë në Shqipëri. Në kamion janë gjetur 63 kilogramë kanabis dhe në pranga janë vënë dy shqiptarë, 26 dhe 18 vjeç. Destinacioni i tyre përfundimtar ishte Zvicra.

Shtypi zviceran shkruan se tani, Serbia është një nga vendet e preferuara të trafikantëve shqiptarë për të kaluar drogë. Nga atya më pas ata “përmbysin” tregun evropian.

Zyra Federale e Policisë në Zvicër, (FEDPOL) konfirmon. “Konfiskimet e drogave në Shqipëri dhe Itali tregojnë se kanabisi shqiptar gjendet në të gjithë Evropën Qendrore dhe në Perëndim”, tha zëdhënësi i FEDPOL,  Alexandër Rechsteiner. Ai tha se pjesa më e madhe e kanabisit që shitet në Zvicër është i prodhuar në Shqipëri.

“Gjatë aksioneve, ne kemi vërejtur se punonjësit e drogave në plantacione të brendshme janë nga vende të Ballkanit”, vazhdon zëdhënësi.

Ai gjithashtu thotë se kanabisi nuk është e vetmja drogë nga Ballkani. Edhe heroina që shitet në Zvicër vjen shpesh nga Shqipëria. Kokaina, vjen nëpër Afrikës Perëndimore, Itali dhe nga Republikën Domenikane. Origjina e metamfetaminës mbetet i panjohur.

https://vid.me/g8BJ

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here