E rrallë/Binjakë me një trup që ecin, vishen hanë dhe ngasin bicikletë (FOTO)

0
203

Ata janë binjakë por jo të ndarë. Pin dhe Pan i përkasin moshës 7 vjec dhe janë fëmijë të lumtur që ecin, vishen, madje dhe ngasin një bicikletë me tre rrota si të gjithë fëmijët e tjerë.

Binjakët e bashkuar Pin dhe Pan flasin për ndjesitë  e tyre duke treguar se lidhja e tyre është shumë e fortë dhe se nuk dëshirojnë të ndahen, edhe nëse kjo është e mundur nga ana mjekësore.

Motrat shtatë vjeçare, nga Tajlanda, kanë lindur me kokat e tyre,trup  dhe krahë, por janë të lidhura në bel. Dyshja ndan një palë këmbë, me Pin që ka kontrollin e njërës dhe Pan kontrollin tjetrës, dhe kanë mësuar të ecin, të vishen, të hanë  dhe për më tepër  të ngasin një biçikletë me tri rrota, sikur të ishte një person.

Binjakët jetojnë në Nakhon Sawan, rreth 250 km në veri të Bangkok, Tajlandë, me gjyshërit e tyre  që i përshkruajnë ata si fëmijë “normalë e të lumtur”.

Gjyshja e tyre, Noknoi Pongchumnan, ka thënë se : “Ata duan të këndojnë , duke ngrënë akullore, duke ndihmuar njëri-tjetrin në veprimet që bëjnë”.

Binjakët e bashkuar janë shumë të rralla, ndodhin rreth një herë në çdo 2.5 milion lindje, por Pin dhe Pan kanë zotëruar artin e të ecurës  si gaforre  me duart dhe këmbët e tyre dhe mund të ngjisin shkallët edhe pa ndihmë.

Për distanca më të gjatë, ata ngasin një biçikletë me tri rrota rozë, dhe në shkollë, një mësues i shtyn ata me një karrike me rrota.

Binjakët  ndjekin shkollën në  Nakhonsaëanpunyanukul një shkollë speciale  për fëmijët në nevojë.

Prateep Suthat, mësuesi binjakëve , ka thënë se : “Nxënësit mendonin për  Pin dhe Pan se ishin  ndryshe nga fëmijët e tjerë madje edhe i kanë pyetur se ” Pse dy njerëz kanë një trup “?

Pasi  ata kaluan kohë së bashku, ata e kuptuan Pin dhe Pan që  janë të njëjtë si çdo fëmijë tjetër , dhe tani ata luajnë të gjithë së bashku.” Mësuesit dhe gjyshërit e tyre besojnë se ata pas shkollimit të tyre do të bëhen të pavarur në jetë dhe do tia dalin në të ardhmen.

TWINMAIN_2825727a (2) TWIN1_2825719a TWIN2_2825720a TWIN3_2825721a TWIN6_2825724a TWIN_2825725a

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here