Libri poetik i autorit Agim Vinca “Une cloche à ton cou” (Këmbanë në Qafë) vjen në gjuhë franceze. Libri është botuar nga “Édition du Petit Véhicule”, Nantes (Nantë), Francë për lexuesit francezë. Libri është botim dygjuhësh: shqip-frëngjisht dhe përmban dyzetë poezi, të cilat vijnë të përkthyera nga Aleksandër Zoto. Ai vjen në kuadër të “Kalendarit të Përbashkët Kulturor” Kosovë-Shqipëri. Përurimi i librit bëhet në mjediset e Ministrisë së Kulturës në Tiranë, përgjatë të cilit do të flasin përkthyesi Aleksandër Zoto, shkrimtari Besnik Mustafaj si dhe studiuesja Feride Papleka, gjithashtu aktorë të Teatrit Kombëtar do të recitojnë poezi nga libri në shqip dhe në frëngjisht në 29 prill.