Lumturimin e 38 martirëve shqiptarë të Kishës Katolike, nga Papa Françesku, ditën e sotme është përshëndetur nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Bash. Me një deklaratë për median, Basha është shprehur se Lumturimi i tyre është vendosje e drejtësisë në vend.
Lajm i gëzueshëm dhe prekës Lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike nga Papa Françesku.Ky dekret është vendosje e një drejtësie të shumëpritur për vuajtjet e klerikëve, për torturat që kaluan në ferrin komunist, për sakrificën e tyre më të lartë, që lirinë për të besuar, lirinë e ndërgjegjes e paguan me jetën e tyre.
“Mehr Licht”, ishin fjalët e fundit të Vinçens Prenushit, dhe me të vërtetë, pak dritë më në fund për shpirtin e tyre, për veprën e tyre që frymëzon sot e kësaj dite.