Ashtu si në polici, edhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, rektori i UT, Mynir Koni ka deklaruar se nuk i njeh ata që e kërcënuan duke i kërkuar të tërhiqej nga gara për postin e rektorit. Ai ka dhënë dëshminë e tij në prokurori menjëherë pas Dhori Kules. Edhe Kule u shpreh se nuk i njeh ata që e kërcënuan.