Autoritetet në Vlorë kanë nisur stërvitjen për të shpëtuar refugjatët në rast të një emergjence mbytjeje. Sipas informacioneve, stërvitja po bëhet në koordinim mes disa institucioneve, ku përfshihen edhe forcat e ushtrisë. Autoritetet po simulojnë raste të mbytjes së refugjatëve në det, duke u stërvitur dhe duke praktikuar metoda për shpëtimin e tyre. Mësohet se stërvitja po bëhet në Ujin e Ftohtë, ndërsa nuk dihet nëse qeveria ka informacion se ndoshta pritet një fluks i refugjatëve sirianë drejt vendit tonë. Ndoshta kjo mund të jetë thjesht një masë paraprake në kuadër të planit të BE për t’i dhënë zgjidhje krizës së refugjatëve.
Home Aktualitet Vlorë/ Autoritetet marrin masa paraprake, nisin stërvitjet për shpëtimin e refugjatëve