Vodhën në Torino 7 milion euro, arrestohet shqiptari dhe serbi dhe dy gra italiane

0
198

 

Policia italiane ka zbuluar disa muajsh hetime, grupin që vodhi plot 7 milionë euro në një apartament në qendër të Torinos.

Në pranga përfundoi 41 vjeçari shqiptar Zef Zefi, një 40 vjeçar serb, i quajtur Denis Jovanovic si dhe nënë e bijë, Sylvie Lanza (41 vjeç) dhe Maddalena Rizzi (63 vjeç).

Mediat italiane shkruajnë se ishin pikërisht dy gratë që kishin zënë miqësi me një të moshuar tejet të pasur.

Gratë kishin mësuar orarin kur e moshuara dilte nga banesa e vet në një nga zonat më të pasura të Torinos dhe më pas kanë lajmëruar shqiptarin dhe serbin për të kryer grabitjen.

Hajdutët i vodhën gruas 7 milionë euro, bizhuteri dhe sende antike. Hetimet nisën pas një fotografie të gjetur në një aparat fotografik të një prej hajdutëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here