Arben Frroku i rrezikshëm nga drejtësia e Hagës, ekstradimi drejt Shqipërisë i vështirë

0
156

Pezullimi nga gjykata holandeze i marrëveshjes për ekstradim në vitin 2014 pritet te jete çelësi që do të shfrytëzoje i arrestuari Arben Froku, per te zvarritur ardhjen e tij ne Shqiperi. Vec kesaj, perpjekjeve u vjen ne ndihme dhe nje vendim i gjykates se Apelit në Hagë, ku pezulloi ekstradimin e një vrasësi shqiptar drejt Shqipërisë.

Arben Frroku mund të zvarrisë ekstradimin e tij, pasi në një çështje të ngjashme gjykata e apelit në Hagë vendosi të pezullojë ekstradimin e një vrasësi shqiptar drejt Shqipërisë. Pavarësisht se ai ishte dënuar me 7 vjet heqje lirie për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, për gjykatën holandeze ky dënim nuk justifikonte ekstradimin e tij. Gjykata argumentoi se autoritetet shqiptare nuk ofronin siguri të mjaftueshme për të dënuarin. Avokati i vrasësit shqiptar argumentoi se për shkak të vrasjes, klienti i tij mund të ishte i rrezikuar nga gjakmarrja. Ky argument u pranua nga gjykatësit e çështjes, të cilët thanë se në Shqipëri ka një mundësi reale për gjakmarrje. Pasi gjykata kërkoi prova se si Shqipëria mund të garantonte sigurinë e të dënuarit në burgjet shqiptare, ministria brendshme shqiptare u përgjigj se gjakmarrja është e ndaluar me ligj.

Një skenar i ngjashëm mund të ndodhë dhe me Arben Frroku, i cili është dënuar për vrasje në Shqipëri. Nëse ai do të apelonte ekstradimin e tij, ka shumë mundësi që të zvarrisë procesin njësoj si vrasësin shqiptar në 2014-ën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here