Fier/ Banesat Sociale , 54% e qytetarëve nuk kanë mundësi të paguajnë

0
227

Problemet me strehimin në kryeqytet por jo vetëm janë shumë të mëdha. Shumë familje në gjendje të vështirë ekonomike e kanë të papërballueshme të jetojnë në shtëpi me qera në momentin kur nuk kanë një banesë të tyren. Raste të shumta ka dhe që pjesëtarët e këtyre familjeve janë të papunë. Por qeveria shqiptare duhet të bëjnë më tepër për tu ardhur në ndihmë dhe për të lehtësuar procedurat e këtyre familjeve për tu pajiksur me banesë sociale. Shumë familje që kanë përfituar nga ky shërbim janë debitorë ndaj Entit . Ndërsa  Enri Kombëtarë i Banesave ka dhënë banesa sociale për qytetarët, por shumica e tyre, nuk kanë para tu paguajnë duke qenë debitorë në shtet. “Konkretisht nga statistikat tona rezultojnë rreth 14% e familjeve që kanë përfituar strehim janë debitorë ndaj Entit dhe 54% e tyre janë të tillë për arsye ekonomike” thonë zyrtarisht zyrtarët e Entit Kombëtarë të Banesave”. Për këtë qëllim, Enti Kombëtarë i Banesave me drejtor Artur Micko, firmosë një marrëveshje për të lehtësuar familjet që nuk mund të paguajnë. “Lehtësojnë familjet debitorë, duke evidentuar problematikat e tyre për identifikimin dhe adresimin  efektiv të nevojave për punësim. Hartuam një politikë për  klasifikimin e tyre, ristrukturuam detyrimet e tyre, i mbështetëm në çdo hap dhe vazhdojmë ta bëjmë , duke mbështetur me zyrat e punësimit dhe trajnimit profesional, pasi jemi të bindur se problemi i këtyre familjeve nuk zgjidhet me “lëmoshë”, por duke i aftësuar për punë në mënyrë që të sigurojnë të ardhura dhe të përballojnë strehimin e tyre”, është shprehur Drejtoresha e Përgjithshme e EKB-së, Znj.Doris Andoni gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, në ambientet ku po zhvillohet Panairi i Punës. Drejtori i Shërbimit Kombëtarë të Punësimit Artur Micko e vlerësoi pinën e Entit duke ofruar mbështetje dhe gadishmërinë e tij në drejtimin e avancuar të së drejtës së punësimit për shtresën në nevojë. Skema nxitje punësimi , mundësi për përfshirje në kurse e  trajnime profesionale, një bashkëveprim social për familjet në nevojë për strehim.

 

Fier, Bashkia mban peng strehimin e 75 familjeve

 

Rreth 75 familje në qytetin e Fierit presin që brenda verës të bëhen pronare të apartamenteve sociale, të ndërtuara nga Enti i Banesave. Aktualisht procesi ka ngecur te Komisioni i Vlerësimit të Pikëve, që ndodhet në Bashkin e Fierit, autoriteti që konfirmon familjet përfituese dhe ato që përjashtohen. Dy pallate tetëkatëshe janë gati të shpërndahen për të pastrehët e qytetit të Fierit, por procedurat për ndarjen e tyre kanë bllokuar procesin. Drejtuesja e Entit të Banesave në Fier, Lindita Çobo, shpjegon se çështja ka ngecur te Komisioni i Vlerësimit të familjeve përfituese në Bashkinë e Fierit. Ajo i bën thirrje bashkisë të shpejtojë me vlerësimet, pasi po krijohen vonesa të papreçedenta. “Besoj brenda verës së këtij viti duhet të sistemohen disa familje. Për të arritur në këtë mënyrë një farë zbutjeje të problemit të strehimit në qytetin e Fierit”, u shpreh Çobo. Sipas të dhënave zyrtare, janë 75 familje që kanë përfituar statusin e të pastrehut në Fier, që do të përfitojnë nga financimi prej 170 milion lekësh të reja, i akorduar nga buxheti i shtetit, falë së cilës u mundësua edhe ndërtimi i këtyre pallateve sociale. Prej vitit 2007 dhe sot, në Fier janë ndërtuar 171 apartamente për të pastrehët nga 1500 familje që kanë depozituar kërkesat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here