Reforma Kombëtare e Ujit, Rama i jep kopetenca bashkive. Të djathtët: Mungojnë financimet

0
141

844350

 

Kryeministri Rama i bëri të qartë bashkive se financimi për sektorin e ujitjes dhe kanalizimeve do të varet nga rezultatet . Kryebashkiakët e djathë ngritën një sërë shqetësimesh në lidhje me borxhet e Ujësjellësave por edhe mungesën e financimeve

 

Në Shqipëri problematika e ujit të pijshëm është mjaft shqetësuese. Cilësia e tij, mungesat, shkalla e ndotjes dhe të tjera problematika si këto përballen çdo ditë qytetarët e vendit, në lidhje me ujin e pijshëm. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot çeljen e fazës së dytë të Reformës Kombëtare të Ujit. Në një konferencë për shtyp, Rama u shpreh se, “ në 20 vite infrastruktura e ujitjes dhe kullimit ka degraduar”.  Kryeministri Edi Rama tha se Ndërmarrjet e Ujit nuk janë lopë për t’u mjelë nga korrupsioni. Në fazën e dytë të reformës së ujit, Kryeministri Rama i bëri të qartë bashkive se financimi për sektorin e ujitjes dhe kanalizimeve do të varet nga rezultatet.  Rama tha se janë rritur kompetencat për bashkive vendore, dhe kjo shoqërohet edhe me financime. Ndërkohë nga ana tjetër bashkitë vendore deklaruan se janë në krizë dhe që po falimentojnë. Ndërkohë në fjalën e tij Rama theksoi: “Dhënia e qartë e kopetencës tek bashkitë, duke i dhënë fund atyre mbiovendosjes me shoqata uji dhe historiara uji  është hapi i parë, por qoiftë në sekotrin e ujitjes së ujit dhe kullimit dhe qoftë në ujin e pijshëm këto janë ndërmarrje dhe duhet të funksionojnë si ndërmarrje me të njëjtat kritere dhe me të njëjtën efektshmëri. Këto nuk janë lopë për tu mjelë nga korrupsioni.  Janë ndërmarrje që kërkojnë burime njerëzore të kualifikuara, që kërkojnë një  funksionim financiar të rregullt që do të vlerësohen në bazë të rezultateve”. Ndërkaq duke folur për buxhetin kryeministri ua la në ngarkim bashkive për sa u përket ndërmarrjeve të ujit. Por kryeministri nuk ndalet këtu. Më tej në fjalën e tij ai shtoi se: “Jeni zgjedhur nga populli në të gjitha bashkitë keni bërë premtimet tuaja. Dhënia e qartë e kopetences tek bashkitë, duke i dhënë fund atyre mbivendosjes me shoqata uji dhe historira uji  është hapi i parë, por qoftë në sektorin e ujitjes së ujit dhe kullimit dhe qoftë në ujin e pijshëm këto janë ndërmarrje dhe duhet të funksionojnë si ndërmarrje me të njëjtat kritere dhe me të njëjtën efektshmëri. Këto nuk janë lopë për tu mjelë nga korrupsioni.  Janë ndërmarrje që kërkojnë burime njerëzore të kualifikuara, që kërkojnë një  funksionim financiar të rregulllt që do të vlerësohen në bazë të rezultateve. Ky vit është viti i ndryshimit strukturor në menaxhimin e ujitjes dhe kullimit duke shkuar me të njëjtën rritëm të territorit dhe me decentralizimin e mëtejshëm për ti kaluar bashkive më shumë përgjegjësi shoqëruar me më shumë financim. Duke filluar nga ky vitë, bashkitë të jenë përgjegjësë për skemat e plota të ujitjes nga burimi ujor në kanalet dhe veprat e artit dhe padyshim edhe në kullim njësoj si në ujitje. Mbështetja e qeverisë për bashkitë ka qenë më e madhja në këto 25 vite përsa i përket paketës financiare të ujitjes dhe kullimit. Shumë shpjet do të vihet në dispozicion flota e re e mjeteve prej 61 eskavatorësh të rinj të standardeve të larta teknike”.

 

Kryebashkiakët e djathtë ankesa për financimet

 

Kryeministri, Edi Rama, paralajmëroi Kryebashkiakët se nuk do të marrin asnjë qindarkë nëse financim nëse nuk do të arrijnë rezultate në menaxhimin e sektorit të Ujësjellës-Kanalizimeve. Në një takim me vendorët kreu i Qeverisë deklaroi se nëse Bashkitë nuk do të japin rezultate atëherë ndërmarrjet e Ujësjellësave do të kalojnë në dorëzim të Qeverisë. Ndërkohë që Kryebashkiakët e djathë ngritën një sërë shqetësimesh në lidhje me borxhet e Ujësjellësave por edhe mungesën e financimeve. Ndër të tjera Rama premtoi se do të shtohet me të paktën 200 mijë ha toka bujqësore e ujitur. Kryeministër Kryebashkiake e Shkodrës Kryetar i bashkisë Pogradec Kryetar i bashkisë Vau i Dejës. Kryeministri, Edi Rama, ka paralajmëruar vendorët se nuk do të marrin asnjë qindarkë financim nëse nuk menaxhojnë siç duhet sektorin e Ujësjellës-kanalizimeve. Kreu i Qeverisë i bëri të qartë Bashkive se financimi për sektorin e ujitjes dhe kanalizimeve do të varet vetëm nga rezultatet konkrete. Por Kryebashkiakët demokratë ngritën një sërë shqetësimesh në lidhje me gjendjen e sektorit të Ujësjellës-Kanalizimeve midis të cilave borxhet e mëdha dhe mungesa e financimit. Në fjalën e saj  Voltana Ademi u shpreh: “Sa më shpejt Bashkia ta marrë në dorëzim aq më shpejt do të mund të ndërhyjë për të bërë lidhjet e duhura, faturimin dhe të marrë përgjegjësinë e duhur.Çdo vonesë do të impaktojë në mënyrë direkte në sezon turistik sigurisht por edhe më pas, sepse çdo gjë e vonuar ka impaktin e vet negativ”. Ndërsa nga ana tjetër Eduard Kapri tha: “Ne po na dalin disa detyrime nga KESH-i që ka qenë i vitit 2004, po na vinë me vendime përmbarimore. Po kërcënohemi të na bllokohen llogaritë”. Nga ana tjetër Zef Hila theksoi: “Ne kemi filluar nga puna me ato të ardhura, megjithëse të ardhurat tona normalisht të vogla”. Ndërsa Edi Rama: “Arsye për të vajtuar ju mund të keni shumë dhe pastaj na duhet të bëjmë seanca të veçanta me secilin. Ne këtu jemi mbledhur për ujin dhe reformën e ujit”. Më tej Eduard Kapri theksoi: “ Këtu doja të ndalesha. Ne mbulojmë 6 apo 7 fshatra, ne aplikojmë për të përfituar mundësinë e një Ujësjellësi dhe marrim vesh që ky burim në territorin tonë i jepet një Bashke tjetër”. “Se si i bëni ju asetet e ujësjellësit është çështja juaj, s’jeni kryetar vetëm për të kërkuar lekë, por për të administruar pasuritë, asetet dhe ndërmarrjet tuja. Ne s’mund t’ju transferonim juve njerëz që nuk i kishim, kishim strukturë pyjesh e transferuam me burimet njerëzore. Nëse ju kanë rënë dy aq kishim ne, po të kishim 40 aq do ju jepnim. Organikat i kemi më të fryrat në rajon e botë keni drejtori dhe sektorë parazitë që mund t’i shkurtoni dhe të forconi drejtoritë që ju duhen për punë. Nëse doni të merrni në punë militantë dhe kushërinj kjo është zgjedhja juaj, po s’keni pse ankoheni nga qeverisa pse s’ju jep fonde për më shumë njerëz” shprehet Rama. Krijo njësinë e ujitjes në bashki dhe merr dokumentet nga ministria. Zyrat. Unë nuk di si mund të ndahen zyrat, një godinë të ndahet në copa..ato struktura që kemi mundësi ne do ua kalojmë, bëni kërkesa për godina dhe neve jua kalojmë në bazë të propozimit. Kryebashkiakët e djathtë kanë ngritur pretendimin se me ndarjen e buxhetit të shtetit të majtët kanë qenë të privilegjuar duke ndarë buxhetin sipas përkatësive partiake. Aktualisht në Shqipëri 69% e ujit nuk arkëtohet dhe borxhlinjtë më të mëdhenj rezultojnë që të jenë institucionet shtetërore.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here