Apple po përjeton një rënie të shitjeve në Kinë prej 25%, rënia më e thellë kjo e kompanisë gjatë viteve të fundit në mesin e pesë regjioneve të saj që i sjellin shitjet më të mëdha.
Më herët këtë muaj, Kina ndaloi iTunes Movies dhe iBooks vetëm gjashtë muaj pasi Apple prezantoi këto shërbime atje. Investitori miliarder Carl Icahn tha për CNBC të enjten se i ka shitur aksionet e tij në Apple, për shkak se brengoset për sjelljen e Kinës ndaj Apple.
Analistë të shumtë kanë publikuar raporte kohët e fundit, në të cilat diskutonin fuqinë e Kinës për të dëmtuar rritjen e Apple, dhe themeluesi i Eurasia Group, Ian Bremmer tha më herët këtë javë se Kina është gati të kufizojë qasjen e Apple në vend.
Samsung po lulëzon me S7, Apple në rënie
Google, Facebook dhe Twitter janë të ndaluar në Kinë, përderisa IBM, Cisco dhe Hewlett-Packard po përballen me detyrime të vështira të qeverisë kineze.
Për Apple, kjo është një rënie e madhe, për shkak se Kina e Madhe (duke përfshirë Hong Kongun dhe Tajvanin) mbledhin rreth 25% të ardhura.