Shpërthim i tmerrshëm, 21 pesona të vdekur dhe 42 tëplagosur

0
192

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën teksa 42 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimit me eksploziv në kryeqytetin e Irakut, Baghdad.

Sulmi i ekzekutua gjatë kohës që po parakalonin disa pelegrinë që i përkisnin myslimanizmit shi’it. Autoritetet u gjendën menjëherë në vendin e ngjarjes duke shoqëruar të mbijetuarit në ambientet spitalore. Mjekët janë shprehur se bilanci i viktimave mund të rritet edhe më tej, pasi shumë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.

Sulmi që ka tronditur kryeqytetin e Irakut është marrë përsipër nga militantët e Shtetit Islamik. Përgjatë ditëve të fundit ekstremistët e organizatës terroriste janë përplasur me ushtrinë vendase në territoritet e kontrrolluara prej tyre.

Ndërkohë, autoritetet kanë deklaruar se do të nisin një hetim zyrtar për të zbuluar më shumë rreth kësaj ngjarjeje tragjike. Sulmet me ekplozive në Irak kanë qënë mjaft të shpeshta. Vetëm gjatë muajit të shkuar për këtë arsye kanë humbur jetën më shumë se 40 civilë. Më datë 25 mars, një shpërthim i cili u mor përsipër nga militantët e Shtetit Islamik vrau 29 persona dhe plagosi mbi 60 të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here