Një çift shqiptar është arrestuar nga policia italiane në zonën e Lavenos, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike. Plot 15 kilogramë kanabis sativa u gjet në makinën e shqiptarëve. Ata janë Selda Sheqi 36 vjeç dhe Sokol Muça 45 vjeç. Droga ishte ndarë në 7 pako dhe çifti shqiptar shfaqi tension gjatë kohës kur polici nisi kontrollet për drogë, çka shtoi akoma më shumë dyshimet e karabinierëve. Ata akuzohen për trafik të drogës, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.