Mjacaj dënohet me burgim të përjetshëm, vrau turistët çekë

0
164

Sokol Mjacaj 20 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në korrik të vitit 2015, kërkon shpalljen të pavlefshëm të këtij vendimi.   Pak kohë më parë, edhe Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për dënim me burg përjetë për 20-vjeçarin, por kjo është kundërshtuar nga avokatja e tij. Ajo i ka drejtuar Gjykatës së Lartë një kërkesë që kërkon prishjen e vendimit të Apelit të Shkodrës, duke kërkuar rishikimin e çështjes.   Sipas avokates, gjyqi ndaj Sokol Mjacajt është paragjykuar që në fillim, pasi nuk u pranua gjykim i shkurtuar ndaj tij, edhe pse 20-vjeçari pranoi krimin. Ajo shton gjithashtu se nuk u pranua që autorit t’i bëhej një ekzëminim psikik.   Avokatja Jakova shprehet se do ta ndjekë çështjen deri në fund, madje do të ankohet edhe në Gjykatën e Strasburgut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here