Të jesh i pari në listën e të rekrutuarve– ku skuadrat kudo në botë zgjedhin kolegë të rinjtë për sezonin e ardhshëm mund të kushtojë miliona e miliona dollarë. Fatkeqësisht për Laremy Tunsil, sulmues në skuadrën e futbollit NFL, një video është postuar në llogarinë e tij në Twitter vetëm disa minuta pasi përzgjedhja të fillonte. Megjithëse është fshirë menjëherë, padyshim do të mbetet historia më e madhe e rekrutimit në futbollin amerikan. Video tregon se si lojtari tymos drogë me një maskë gazi. Teksa nisi plani i rekrutimit, skuadër pas skuadër, që pritej ta përzgjihnin Tunsil, vendosën të mos e merrnin. Në fund ai u zgjodh nga Miami Dolphins, të cilët do e paguajnë me 12.4 milionë dollarë. Sipas raportimeve të Fortune, futbollisti pritej të rekrutohej nga San Diego Charges dhe do të fitonte rreth 25.8 milionë dollarë. Por pas publikimit të videos me tym ai humbi 13.4 milionë dollarë.