Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur, si pasojë e një aksidenti në Velipojë. Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se një makinë ka dalë nga rruga, mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur Vinjol në Velipojë. Momentalisht nuk ka të dhëna lidhur me identitetin e viktimës dhe personit të lënduar, i cili është nisur menjëherë drejt spitalit rajonal. Forca të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.