Fjalët e fundit të Rebekës, frymëzojnë Beatrix Ramosaj (FOTO)

0
190

Rebeka Rexhepi është 16 vjeçarja e cila humbi pak ditë më parë betejën e saj me kancerin.

Fjalët e saj të fundit të postuara në Facebook kanë frymëzuar edhe këngëtaren e njohur Beatrix Ramosaj.

Duke publikuar postimin e Rebekës në Instagram, Beatrix shkruan: “Le të jenë fjalët e tua një frymëzim përgjithmonë. Le të pushojë shpirti yt i bukur në parajsë”.

Ja shkrimi i Rebekës:

“Besimtar ose jo, kërkush s’ka qenë atje nalt e me u kthy me na tregu që PO, ka jetë mbas vdekjes. Kështu që shumë thjesht “shijo qito që e ki”. Largo energjinë negative që e ke rreth teje. Po të bon nervoz dikush? Rroftë blloku në Facebook edhe mundësia mos me i fol më, a duhet me të humb shëndeti që me kuptu sa e rëndësishme është koha jote a?! Kupto vleftën e jetës, provo ushqime të ndryshme, udhëto nëpër botë, gjeje një hobi, pi shumë UJE, shko në fitness. Edhe kurrë mos harro, FAMILJA MBI TE GJITHA!!! Sa merresh me pamjen fizike e për me dalë sa më mirë në foto, merru me pastërtinë e shpirtit se fytyrës i dalin rrudhat e zemra nuk plaket kurrë. S’ke nevojë me ofendu kërrkënd, se mbaje mend, karma është e poshtër! Shumë thjesht! Nëse trupi është i shëndetshëm, edhe ti ke me qenë i lumtun! Mundohu me lon shenjën tënde në këtë botë, para se më të përfundu koha! Pfff pse po vyn një njeri, 17-vjeçare me jau thonë këto sene?!”.

5234657568 4563474675

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here